Site icon Telegrafi

Vetëvendosje: “7 pozitat zyrtare të Aleksandrit”

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka treguar shtatë pozitat që mban kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi.

“7 pozitat zyrtare të Super Aleksandrit”, titullohet grafika e partisë së Albin Kurtit, ku tregohen pozitat që i mban Lumezi.

Në reagimin e Vetëvetëndosjes  ironizohet me Lumezin, duke thënë se “ndërkohë që presim hetimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, konfliktit të interesit, nepotizmit dhe keqpërdorimit të buxhetit publik”.

Në të paraqitet Lumezi me një këmishë në cilën shkruan “PAN”, ku nënkuptohet si ‘njeri i PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s”.

Postimi i Vetëvendosjes:

“Ndërkohë që presim hetimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, konfliktit të interesit, nepotizmit dhe keqpërdorimit të buxhetit publik:

Kryeprokuror i Shtetit, anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, anëtar i Bordit të Akademisë policore në Kosovë, kryetar i Komisionit për Provimin e Jurispodencës, kryetar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, kryetar i Komisionit për mbrojtjen e dëshmitarëve, anëtar i Bordit drejtues drejtues të Njësisë së Intelegjencës Artificiale”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Exit mobile version