Site icon Telegrafi

​Vetëvendosje përkrah kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën

Sot gjatë ditës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, drejtuesi i Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci dhe këshilltari për çështje ligjore, Blerim Sallahu, vizituan në ambientet ku po mbajnë grevën e përgjithshme punëtorët e Trepçës në Stantërg.

Siç njofon LVV, deputeti Aliu u tha punëtorëve grevistë se VV pajtohet me kërkesat e tyre dhe nuk pajtohet me Ligjin aktual për Trepçën as me projektstatutin e miratuar nga Qeveria.

“Ne e përkrahim kërkesën e sindikatës që të ndryshohet Ligji për Trepçën dhe të hartohet statuti i ri duke përfshirë një nga një, kërkesat e punëtorëve.

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur një sërë aktivitetesh lidhur më këtë çështje dhe do të vijojë intensivisht ta adresojë këtë çështje themelore për ekonominë e vendit tonë dhe për punëtorët”, ka thënë Aliu, thuhet në njoftimin e LVV-së./Telegrafi/

Exit mobile version