Telegrafi

Vetëvaret një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pogragjë, komuna e Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan, të cilët kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Gjithashtu është bërë e ditur se prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Telegrafi ka mësuar se mosha e viktimës është rreth të pesëdhjetave. /Telegrafi/