Një veteran i luftës i pastrehë kreu vetëvasje pasi u ndje ‘i humbur’ kur u largua nga ushtria.
Wayne Green, 29-vjeç nga Bolton, ‘nuk mori asnjë ndihmë’ nga ushtria kur u shkarkua nga regjimenti i Dukës së Lancaster në Catterick, afër Darlington, transmeton Telegrafi.
Trupi i Green u gjet në banesën e një miku muajin e kaluar. Babai i Wayne i tha The Sunday Mirror se pasi djali i tij u kthye nga ushtria, ishte sikur ai nuk mund ta ‘pranonte se ai u largua nga ushtria’.
”Ai kurrë nuk fliste për kohën e tij në ushtri, ne kurrë nuk mund të arrinim deri në fund të ndonjë historie. Por pasi u largua ai nga ushtria dukej i humbur”, tha babai i tij.
Thuhet se rreth 35,000 veteranë mund të jenë të pastrehë këtë Krishtlindje dhe kjo thuhet se është mjaft shqetësuese. /Telegrafi/