Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka filluar Kuvendin e katërt zgjedhor, ku pritet të zgjedhen drejtuesit e ri të kësaj organizate.
Mirëpo, veteranëve që në fillim iu doli problem me fotografinë e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Fotografia e vendosur në mur u rrëzua, duke iu thyer edhe xhami, por shpejt ata gjeten një zgjidhje tjetër.
Kuvendi ka vazhduar me fjalimet e Xhavit Jasharit, Smajl Elezit, Haxhi Shalës e të tjerëve./Telegrafi/