Site icon Telegrafi

Veteranët nuk do të pranojnë zbritje të pensionit (Video)

Veteranët janë të vendosur që të mos lejojnë që pensioni i tyre prej 170 eurosh të ulet.

Madje, ata po presin që pensioni i tyre në janar të 2017-ës të rritet paralelisht me pagën minimale, e cila thuhet se do të bëhet 220 euro.

Kreu i OVL-së, Smajl Elezaj, ka thënë se pret që Ministri i Financave të gjejë zgjidhje për këtë çështje, në të kundërtën ata do të gjejnë format e kundërshtimit, raporton KTV.

Problemi ka lindur pasi 21 mijë veteranë kërkojnë pensionin në vlerën e 170 eurove, e që për 1 vit qeveria duhet të ketë saktësisht 42 milionë e 840 mijë euro.

Në rast të një marrëveshjeje, siç kërkon FMN-ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

Organizatat e luftës janë të vetëdijshme se numri i veteranëve është i fryrë, por sipas tyre, me këtë çështje duhet të merret shteti.

Exit mobile version