Site icon Telegrafi

Veteranët i kërkojnë Qeverisë 343 mijë euro, duan të shkojnë në det dhe në banjë (Video)

Veteranët e luftës së UÇK-së po duan të shkojnë në deti. Disa, po preferojnë banjat veçse, paratë për këtë i kërkuan nga Qeveria e Kosovës.

Edhe dy kërkesa të reja nga veteranët i shkuan Qeverisë së Kosovës. Nëpërmjet tyre ish luftëtarët e UÇK-së po kërkojnë nga ekzekutivi që këtë vit një pjesë e tyre të shkojë nëpër banjë e të tjerë në det.

Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës, Hysni Ngucati, kërkesat bëhen për nevoja shëndetësore, raporton Klan Kosova.

“Për deti i kemi kërku për 1500 veteran, ndërsa për banjë 300 veteranë. Për det janë afër 300 mijë euro, ndërsa për banjë mbi 43 mijë euro”, ka thënë Ngucati.

Exit mobile version