Telegrafi

Veteranët “flladitin” me ujë deputetët e PDK-së, tentuan t’ua ndalin fjalën

Protesta e veteranëve është duke vazhduar të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Në një moment kur deputetët e PDK-së kanë dalur për t’ju drejtuar, disa prej protestuesve i kanë gjuajtur me ujë.

Ata fillimisht bënë thirrje që mos i lënë të flasin, por pas disa përpjekjesh, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri arriti t’i thoshte disa fjalë.

Lexo po ashtu Veterani i drejtohet Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë

Tahiri u tha veteranëve që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.

“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, u shpreh Tahiri, shkruan Telegrafi.

Derisa, Tahiri ka thënë se veteranët duhet të trajtohen denjësisht, protestuesit i kanë bërtitur se “Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët”. /Telegrafi/