Site icon Telegrafi

Veteranët e UÇK-së të Deçanit, apel deputetëve: Mos e votoni demarkacionin

Organizata e Veteranëve të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e ZI, që pritet të ratifikohet me 1 shtator.

“Logjika që të falim tokë për secilin nga proceset nëpër të cilat do të kalojë Kosova, është justifikim i rrejshëm dhe i rrezikshëm.

Deputetët, para se t’i mendojnë privilegjet individuale duhet ta kujtojnë gjakun e derdhur për Lirinë dhe Shtetin e Kosovës, andaj as Ju dhe askush tjetër s’ka të drejtë të votojë faljen e tokës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

Lexo po ashtu Veseli: Demarkacioni do të kalojë, e kemi mbështetjen e SHBA-së

Deputetëve u bëhet thirrje që para se të marrin vendim për të votuar, t’i kujtojnë heronjtë e kombit Adem Jasharin, Luan Haradinajn, Zahir Pajazitin dhe të gjithë Dëshmorët e Kosovës.

Exit mobile version