Site icon Telegrafi

Veteranët e Kosovës udhëtojnë në Durrës për ndeshjen me Shqipërinë për nder të 28 nëntorit

Përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës ka udhëtuar sot (e premte) drejt Durrësit, ku do të luajë ndeshjen kundër Kombëtares së veteranëve të Shqipërisë.

Veteranët e Kosovës do të luajnë ndaj vëllezërve shqiptarë për nder të ditës së flamurit, 28 nëntorit.

Ekipi i veteranëve të Kosovës tashmë është nisur drejt Durrësit dhe pjesë e ekspeditës është edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Kjo përballje e vëllezërve do të zhvillohet në kuadër të festimit të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit,  të dielën në orën 11:30.

Pjesë e ekipit të Kosovës janë emra legjendash si Muharrem Sahiti, Muhamet Dragusha, Isa Sadriu dhe Naser Prapashtica. /Telegrafi/

Exit mobile version