Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong janë lojtarët e vetëm të sigurt në Barcelona këtë verë, pasi klubi po parashikon më pak shpenzime për shkak të krizës së coronavirusit.
Presidenti i Barcelonësm, Josep Maria Bartomeu mbetet i bindur se klubi do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarët më të mirë në botë, por mund të ketë edhe largime.
“Nuk do të ketë aq para në tregun e transferimeve për shkak të pandemisë. Por unë parashikoj që ne do të kemi shumë më tepër marrëveshje shkëmbimi”, ka thënë Bartomeu.
Sipas ESPN vetëm Leo Messi, Ter Stegen dhe De Jong janë të përjashtuar nga një transferim.
Barcelona ka identifikuar tashmë dy lojtarët që i kërkon për t’i blerë, si Lautaro Martínez dhe Neymar.
We fight today, tomorrow we play#StrongerTogether ?
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) April 14, 2020
Për të ardhur tek këta do të ketë shitje të emrave tjerë të njohur në klub. /Telegrafi/