Telegrafi

Vetëm tre futbollistë të Juventusit kanë pagë më të vogël se trajneri i ri Andrea Pirlo

Juventusit e ka vendosur si trajner Andrea Pirlo, duke kursyer kështu miliona euro, pasi paga e tij është shumë e vogël në krahasim me trajnerin e tjetër.

Edhe pse udhëheq njërën prej skuadrave më të forta në botë, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Maurizio Sarri – ai merr pak më shumë se një milionë euro në vit.

Sipas Gazzetta dello sport, që ka publikuar shifrat e përfitimeve në radhët e Juves, trajneri Pirlo do të marrë 1.6 milion funte (1.77 milion euro) në vit.

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Kjo është një shumë e parave, shumë më e vogël se sa e pothuajse të gjithë lojtarëve.

Në krye është Cristiano Ronaldo që ka një pagë vjetore astronomike prej 28 milionë funtesh (31 milionë euro), duke e bërë atë si një nga atletët më të paguar në planet.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

I dytë është Matthijs de Ligt që fiton diku rreth 8 milionë euro.  Paulo Dybala fiton 6.5 milion funte, ndërsa Aaron Ramsey, duku rreth 6.3 milionë funte.

Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Pirlo fiton më shumë vetëm se sa Carlo Pinsoglio, Merih Demiral dhe Gianluigi Buffon.


Lista e pagave të Juventusit


Juve fillimisht u flit se do të kërkojnë të nënshkruajnë me njërin mes Mauricio Pochettino apo Zinedine Zidane, por gjë që nuk ndodhi. /Telegrafi/