Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare shkaku i pandemisë Covid-19.
Duke marrë parasysh krizën, katalunasit nuk arritën të blinin edhe lojtarët që i kishin në listën e dëshirave.
Kriza vazhdon të mbretërojë në klubin katalunas që i ka bërë kërkesë futbollistëve të saj të ulin pagat e tyre.
Kjo kërkesë e klubit nuk është pranuar nga shumica e futbollistëve të cilët janë kundër t’i zvogëlojnë pagat e tyre.
Vetëm tre futbollistë të Barcelonës kanë pranuar ulje dhe ata janë portieri Marc-Andre Ter Stegen, mbrojtësi Clement Lenglet si dhe mesfushori Frenkie de Jong.
Lajmi është dhënë në Twitter nga gazetari i Radio Katalunisë, Jordi Borda.
“Ter Stegen, Lenglet dhe De Jong janë tre lojtarët e vetëm të Barçës që kanë nënshkruar duke thënë se pranojnë uljen e pagës”, ka shkruar Borda.
Me të dal ky lajm në media, tifozët e Barcelonës kanë shpërthyer ndaj pjesës tjetër të skuadrës që nuk ka shpreh gatishmëri për ta ndihmuar klubin në këto momente të vështira.
Shumica nga ta janë irrituar me lojtarët e akademisë si Lionel Messi, Sergio Busquets, Gerrard Pique, Sergi Roberto e të tjerët që kanë paga shumë herë më të larta dhe nuk kanë pranuar ulje.
TEMA BAIXADA DE SOUS
Ho explica @jordiborda: "Ter Stegen, De Jong i Lenglet són els únics 3 jugadors del Barça que no han firmat el burofax de la plantilla dient que no acceptaven la rebaixa salarial."
— LaTdT (@LaTdT) October 17, 2020
Ka edhe nga ata që mendojnë se Ter Stegen duhet të jetë kapiteni i parë, De Jong i dyti dhe Lenglet i treti.
Gjithsesi gjesti i këtyre tre futbollistëve ka bërë që tifozët t’i bëjnë idhuj të rinj, ndërsa lojtarët e vjetër tanimë nuk po preferohen shumë nga katalunasit. /Telegrafi/