Site icon Telegrafi

Vetëm tri ditë brenda në Big Brother dhe banorja e re do që të largohet!

Nuk ka mbushur ende tre ditë në izolimin e shtëpisë së Big Brother dhe që tani, Elisona ja ndjen mungesën jetës jashtë.

Ajo thotë se është e shqetësuar për të ëmën që ka jashtë, ndërsa Fotini dhe Danjeli mundohen që ta qetësojnë.

“Fikso trurin dhe mendo që ata jashtë presin më të mirën tënde këtu”, thotë Fotinia.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Big Brother Albania

“Po të jesh me këmbë në tokë këtu brend të ikën ditë. Unë bëra 8 javë këtu”, këshillon Danjeli.

Donaldi ka një tjetër këshillë.

“Më mendo vetëm mua dhe je në rregull. Është shumë shpejt për t’u mërzitur që tani”, thotë ai.

Elisona thotë se nuk po mërzitet për lojën, por për gjërat që ka jashtë.

Exit mobile version