Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, vetëm të shtunën tetë persona kanë vdekur nga coronavirusi.
IKSHPK thotë se pacientët që kanë ndërruar jetë, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri, arrin në 66.
Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Po ashtu janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416, njofton Telegrafi.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, njofton Telegrafi.