Lojtarët e Real Madridit janë tubuar ku kanë mbajtur një takim të gjatë rreth një orë për të diskutuar rreth situatës dhe ndeshjes së ardhshme.
Kapiteni i skuadrës Sergio Ramos u ka kërkuar bashkëlojtarëve që të vrapojnë më shumë dhe të japin maksimumin.
Pas mbledhjes të fundit që u futën në fushën e stërvitjes ishin te kapitenët Marcelo, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos.
Kapiteni Ramos ishte i zënë me motivimin si gjithmonë, por gjatë bisedave ka bërë përshtypje një fjali e thënë për Ronaldon, shkruan Marca.
“Këtu, i vetmi që nuk ka nevojë të vrapojë është Cristiano, që shënon 60 gola”, mësohet të ketë thënë kapiteni.
Fjalimin e kapitenit e përkrahi fuqishëm Luka Modric, i cili kërkoi të japin gjithçka për fanellën e bardhë.
Grupi qëndrojnë prapa trajnerit Zinedine Zidane dhe duken gati për ndeshjen si mysafirë ndaj Eibarit. /Telegrafi/