Një grua ka treguar se si vendosi të lëshojë hirin e burrit të saj në hapësirë, për shkak të dashurisë së tij për astronominë.
Claire Mercer nga Rotherham, Britani të Madhe mbeti e ve në vitin 2019, pasi burri i saj Jason humbi jetën në një aksident në moshën 44-vjeçare në një autostradë inteligjente pranë Sheffield, transmeton Telegrafi.
E veja, 44 vjeçe, e cila që atëherë është bërë një aktiviste për të hequr autostradat inteligjente në Britani, organizoi që hiri i Jason të shpërndahej 30 kilometra mbi Tokë.
Shërbimi ofrohet nga Aura Flights që bashkoi forcat me kompaninë që kryen shërbime funerale A.W. Lymn në Nottingham.
Duke folur për BBC-në, Claire nuk mund të ndalte lotët derisa thoshte: “Fotografia e Jasonit jashtë kapsulës në panoramë masive dhe diçka që nuk përjetohet çdo ditë”.
Hiri i Jasonit ishte futur në një kapsulë me balonë stratosferike. Ato mund të përshkojnë globin disa herë dhe të bien në tokë ngadalë sikur të ishin fjolla bore. /Telegrafi/