Telegrafi

Vetëm pse i doli në mbrojtje një nëne me foshnjën në karrocë, shitësit ambulantë në Barcelonë e bëjnë për spital turistin amerikan (Video, +18)

Shitësit ambulantë kanë sulmuar një turist amerikan në Barcelonë, duke e rrahur brutalisht me grushta, shqelma e madje edhe me rripa, derisa ai po tentonte të mbronte një grua të cilën ata po e fyenin edhe pse kishte me vete në karrocë foshnjën.

Shitës të tillë ka me bollëk në rrugët e Barcelonës, kurse siç raportohet gruaja ishte ankuar se me mallra të ndryshëm ishin zënë hapësirat e dedikuara për këmbësorë, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ajo kishte filluar të ankohet se nuk po mund të kalojë me karrocë, ata filluan ta ofendojnë, dhe aty u përfshi një turist amerikan që i kushtoi shtrenjtë pasi ata e bënë për spital.

Pas këtij sulmi brutal nga dhjetëra shitës ambulantë, turisti ka përfunduar në spital më lëndime trupore, ndërsa është interesant se si deri më tani askush nuk është arrestuar lidhur me këtë sulm brutal që është filmuar me telefon të mençur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OP5JauJ32wU