Telegrafi

“I vetëm” përball vlerave dhe artit të vërtetë, Vullnet Ibraimi prezanton projektin e ri (Video)

Kantautori i njohur Vullnet Ibraimi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“I vetëm” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar me muzikë dhe tekst nga vet këngëtari.

Vullnet Ibraimi shquhet si një ndër këngëtarët që u qëndron stoik vlerave artistike, duke sjell gjithnjë këngë të lehta dhe me kuptim.

Vullnet Ibrahimi

Ndonëse “I vetëm” në stilin dhe artin të cilin e kultivon, larg komercialitetit dhe vëmendjes në media, kantautori Ibraimi po arrin prapëseprapë që të bëjë të lumtur fansat me muzikën e tij të mirëfilltë.

Klipi i këngës sjell një atmosferë të bukur dimërore, me një performancë të veçantë të protagonistëve brenda tij.

Sekuencë nga klipi “I vetëm” i artistit Vullnet Ibrahimi

Ana vizuale e projektit “I vetëm” i është besuar ‘Boen-Production’. /Telegrafi/