Në 24 orët e kaluara në Shkup, ajri nuk ka qenë i ndotur vetëm gjatë dy orëve. Koncentrimi i grimcave PM10 në kuadër të kufijve të lejuar ka qenë në orën 15:00 në stacionet matëse në Gazi Babë dhe Lisiçe dhe në orën 16:00 në Gazi Babë.
Në pjesën tjetër të ditës dhe natës në gjitha stacionet matëse koncentrimi i grimcave të dëmshme ka qenë mbi të lejuarën dhe ka arritur deri 470 mikrogram në metër kub, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në stacionin matës në Qendër koncentrimi i grimcave ka lëvizur prej 74 deri 152 mikrogram.
Ndotja më e madhe ka qenë në Lisiçe, prej orës 21 deri në mesnatë ku koncentrimi në vazhdimësi ka qenë mbi 400 mikrogram./Telegrafi/