Telegrafi

Vetëm pak minuta zgjati seanca në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet me 77 vota marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët

Në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati rreth 10 minuta, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Marrëveshja midis Kryeministri Edi Rama dhe homologes italian Giorgia Meloni u votuar edhe nga Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU).

Ndërkohë është hequr nga rendi i ditës Amnistia Penale.

Javën e kaluar marrëveshja me Italinë mori miratimin edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës.

Kjo marrëveshja parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.

Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në të dy vendet, por edhe nga aksponentë të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për të. /Telegrafi/