Më në fund edicioni i nëntë i ‘Big Brother Albania’ filloi.
Tashmë banorët janë akomoduar në shtëpi, janë njoftuar mes vete, por edhe ndjekësit e këtij showt të njohur kanë ndarë të preferuarit e tyre.
Një nga ta është Benardi, 21-vjeçari nga Lezha, i cili është me profesion boksier.
Pasi studion në “Universitetin e Sporteve” ai ka një fizik shumë të mirë dhe këtë ai nuk ngurroi ta tregon edhe në skenën e BB9 duke i treguar muskujt e barkut.
Normalisht kjo i ka ndihmuar që të tërheq vëmendjen e shikuesve, posaçërisht të gjinisë femërore. /Telegrafi/