Kompania gjermane e ka bërë të ditur lajmin, se koncepti shumë i pëlqyer i modelt X2 pas dy vitesh do të hyjë në prodhim.
Megjithëse nuk janë dhënë detajet, është komentuar se do të jetë konkurrent i Mercedes-Benz GLA, por nuk dihet se çfarë fuqie do të ketë, transmeton Telegrafi.
Por, reporterët që i kërkojnë makinat e reja, e kanë parë veturën nga BMW, teksa testohej në një rrugë të Munihut të Gjermanisë.
Shtresa e kamuflazhit që e ka sipër, nuk lejon që të shihet çfarë ka brenda, por në krahasim me konceptin e publikuar, del t’i ketë disa detaje më ndryshe.
Tavani i ulët e bën të duket më i gjerë dhe më mashkullor. Në anën tjetër, fakti që nuk është aq kupe, por më shumë sportiv e bën të shfaqet shumë më simpatik.
Geneva Motor Show që zhvillohet në mars, apo Frankfurt Auto Show që zhvillohet në shtator, besohet të jenë organizimet e vitit të ardhshëm, ku do të lansohet kjo makinë. /Telegrafi/