Telegrafi

Vetëm pak ditë larg celebrimit, Afërdita Dreshaj dhe i fejuari i saj realizojnë një set të mrekullueshëm fotografish

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj këtë muaj i jep fund beqarisë.

Ajo do të kurorëzojë lidhjen e saj me martesë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Ka tash e sa javë që bukuroshja shqiptare ka nisur festën e saj të beqarisë me mikeshat më të mira.

Së fundmi, Dreshaj bashkë me të fejuarin kanë realizuar edhe një set të mrekullueshëm fotografik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur në të bardhë dhe Jakubi me kostum të zi, dyshja në fjalë dukeshin elegantë dhe më të bukur se asnjëherë.

Buzëqeshja në fytyrat e tyre dhe ledhatime tregojnë se sa të lumtur dhe të dashuruar janë ata.

Dreshaj dhe Kindl ka tash e sa vite që jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/