Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj këtë muaj i jep fund beqarisë.
Ajo do të kurorëzojë lidhjen e saj me martesë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.
Ka tash e sa javë që bukuroshja shqiptare ka nisur festën e saj të beqarisë me mikeshat më të mira.
Së fundmi, Dreshaj bashkë me të fejuarin kanë realizuar edhe një set të mrekullueshëm fotografik.
E veshur në të bardhë dhe Jakubi me kostum të zi, dyshja në fjalë dukeshin elegantë dhe më të bukur se asnjëherë.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre dhe ledhatime tregojnë se sa të lumtur dhe të dashuruar janë ata.
Dreshaj dhe Kindl ka tash e sa vite që jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/