Telegrafi

Vetëm një qytet është me ndotje mesatare në Maqedoni

Në Maqedoni vetëm një qytet është me ndotje mesatare, ndërsa të gjithë të tjerat janë me ndotje të ulët.

Stacionet matëse tregojnë se në Koçan ajri është i ndotur mesatarisht.

Ky është një ndryshim drastik, pasi që këtë dimër kishim ditë me ndotje ekstreme të ajrit.

Në radhitjen botërore të qyteteve më të ndotura, Shkupi radhitet në vendin e 55-të./Telegrafi/