Telegrafi

Vetëm një nga veshjet e Dhurata Dorës në klipin “Mi Amor” kushtoi 4 mijë euro

Ajo është e njohur për stilin unik e po ashtu dhe për sharmin që përcjell në thuajse çdo videoklip.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Dora, e cila momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme në treg.

Krijuesja e “Zemër” vetëm pak kohë më parë solli klipin e ri “Mi Amor”, në të cilin bashkoi forcat me reperin Noizy.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe tanimë në YouTube ka mbledhur mbi 34 milionë klikime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Krahas kësaj, Dora mori vëmendje me paraqitjet dhe veshjet e ndryshme të cilat po ashtu kanë bërë të komentohet në masë të madhe.

Dhurata Dora (Foto: YouTube)

Vetëm një kostum i markës ‘Channel’ në të cilin u shfaq në klip thuhet se kushon 4 mijë euro në bazë të faqes ‘Shqip Closet’.

Dhurata në anën tjetër pas ndalimit të mbrëmjeve e koncerteve në Kosovë, po vazhdon të jetë nëpër evenimente të ndryshme organizuar në Evropë. /Telegrafi/