Partneritetin në mes të Virgil van Dijkut dhe Joe Gomez të gjithë do ta kishin për lakmi, pasi janë pothuajse të pathyeshëm.
Kanë kaluar 1,246 minuta kur dyshja e The Reds kanë pranuar vetëm një gol, derisa kanë fituar 17 nga 19 ndeshje të luajtura së bashku.
Në dhjetë ndeshjet e fundit kur Van Dijk e Gomez kanë luajtur së bashku, Liverpooli ka marrë fitore ndaj skuadrave si, Sheffield United, Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit, pa llogaritur ndeshjet si ajo me Leicesterin, Southamptonin dhe Wovlerhampton Wanderersin.
In the past 1,246 minutes that Virgil van Dijk and Joe Gomez partnered each other in central defence, Liverpool have conceded just one goal.
What a duo 🔥 pic.twitter.com/JjahvYe5s5
— ESPN FC (@ESPNFC) February 17, 2020
Goli i fundit kur holandezi dhe anglezi e kanë pranuar ishte ndaj skuadrës së Nuno Espirito Santo, atëherë kur Raul Jimenez e gjeti hapësirën mes të dy mbrojtësve dhe kishte shënuar.
Dyshja nuk kishin arritur të ndalin sulmuesin meksikan, që shënoi në portën e Liverpoolit, e që nga atëherë ata janë të pathyeshëm.
The Reds janë 25 pikë para vendit të dytë Manchester Cityt, pas fitores së të shtunës ndaj Norwichit, gjersa kërkojnë formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup. /Telegrafi/
🐺🇲🇽 Best in the world he comes from Mexico.
Raul Jimenez is the only player to score against Liverpool in the last 990 @premierleague minutes where Joe Gomez and Virgil Van Dijk have been partnered for Liverpool.pic.twitter.com/JJ7QwTXU74
— Wolves Fancast (@wolvesfancast) February 17, 2020