James Moss ishte së bashku me një shok, kur hodhi një hap të gabueshëm në një palë shkallë të Londrës dhe ra në lumin Temza.
Miqtë e tij nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai hoqi bluzën dhe rrëshqiti, për tu lagur me të gjitha rrobat, transmeton Telegrafi.
“Një hap i vogël për njeriun, por një përplasje e madhe në ujë, që të qeshin të gjithë”, ka qenë komenti që shoqëron videon, e cila po bën xhiro në internet.
Në anën tjetër, vizitori i ngathtë që ra poshtë 12 shkallëve, tha se ato ishin shumë të lëmuara dhe të lagura. /Telegrafi/
https://youtu.be/UvtQR-RfB20