Më 25 maj të vitit 2005, pas pjesës së parë në Milano, gjithçka ishte përgatitur për një festë madhështore. Në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, Milani kishte tri gola epërsi ndaj Liverpoolit.
Megjithatë, pjesa e dytë arsyeton epitetin e finales më të “çmendur” në histori të ligës elitare evropiane për klube.
Liverpool arriti të barazoi rezultatin në 45 minutshin e dytë dhe pas kohës shtesë, përkatësisht në saje të ekzekutimit të penaltive, ku u tregua më e suksesshme, arriti të shpallet kampion evropian për klube.
Pensionimi i Leite Kakas ka bërë që të mbetet në histori 11-shja e famshme e Milanit, sepse tani të gjithë legjendat e finales së Stambollit, më nuk luajnë futboll, ku përfshihen Dida, Cafu, Stam, Nesta, Maldini, Pirlo, Gattuso, Seedorf, Kaka, Shevchenko dhe Crespo.
Nga ana tjetër, vetëm një nga lojtarët njëmbëdhjetë lojtarët e Liverpoolit ende nuk “i ka varur” këpucët. Dudek, Finn, Carragher, Hyypia, Traore, Xabi Alonso, Garcia, Gerrard, Riise dhe Kewell kanë përfunduar karrierën e tyre, por jo edhe sulmuesi Milan Baros.
Sulmuesi çek ende po luan, ku po vazhdon të djersit fanellën e Banikut nga Ostrava. Edhe pse në moshën 37 vjeçare, këtë sezon ai shënoi shtatë gola në 15 ndeshje e gjertanishme për skuadrën çeke.
Baros filloi karrierën në Banik, klubin që u kthye për herë të katërt këtë vit. Sulmuesi ka luajtur më parë edhe për Aston Villën, ku kishte shkuar menjëherë pas finales të Ligës së Kampionëve.
“Maradona i Ostravës” për ekipin kombëtar ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola ndërsa u shpall golashënues i Kampionatit Evropian të vitit 2004. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fCkbw2x_OZI