Cristiano Ronaldo pati një prej ndeshjeve më të dobëta të tij ndaj Barcelonës ndër vite.
Superylli i Real Madridit është paraqitur për 90 minuta ndaj Barcelonës, por dështoi të ketë impakt në takimin e zhvilluar në Bernabeu.
Ai në këtë takim arriti të realizojë vetëm një driblim ndaj Gerard Piques, i cili nuk ishte i suksesshëm.
Po ashtu, ai kishte vetëm një goditje në drejtim të portës, që ishte rasti i vetëm i krijuar prej tij në këtë takim.
Messi El Clasico Highlights: Goal, assist, and a W
Ronaldo El Clasico Highlights: pic.twitter.com/bmw8GNlZdA— goat (@fcbarceWona) December 23, 2017
Ronaldo kompletoi zero driblime, zero gola dhe zero asistime, duke kompletuar me këtë rast edhe një prej ditëve më të këqija të tij në fanellën e Realit.
Duket se ai ishte neutralizuar plotësisht nga Sergi Roberto dhe Paulinho, të cilët ishin të vëmendshëm ndaj futbollistit më të mirë në botë të shpallur ditë më parë.
Barcelona triumfoi 3-0 në Bernabeu në një ndeshje që ndoshta përcaktoi fituesin e titullit të kampionit. /Telegrafi/