Site icon Telegrafi

Vetëm një çantë e Trixës kushton 55 mijë euro

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë një emër shumë i diskutuar në rrjete sociale e gjithashtu edhe në faqet rozë.

Ajo ditën e djeshme (e martë) u tha se është ndarë nga i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj, me të cilin u njoftua brenda Big Brother VIP.

Kjo pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, e me një postim tjetër bëri të dyshohej edhe më shumë.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, ajo pas daljes nga BBV shkoi në pushime në Dubai për të kaluar gjithë situatën që u krijua, e gjithashtu edhe marrëdhënien me artistin nga Vlora.

Derisa po përflitet për një ndarje nga Donaldi, Alban Ramosaj publikon imazhe përkrah Trixës nga festa e Big Brother
Lexo po ashtu Derisa po përflitet për një ndarje nga Donaldi, Alban Ramosaj publikon imazhe përkrah Trixës nga festa e Big Brother

Derisa postoi disa fotografi të reja, Beatrix mori vëmendje me një çantë të markës Hermes.

Çanta Hermes ‘crocodile birkin’ sipas faqes Shqip Closet kap vlerën e 55 mijë eurove.

Theksojmë që jeta e shtrenjtë dhe pushimet e shumta të Trixës kanë qenë në fokus gjithnjë. /Telegrafi/

Exit mobile version