IKSHP ka njoftuar se vetëm të dielën 115 persona kanë dalë pozitiv në Komunën e Prishtinës.
Pas Prishtinës, por dukshëm me më pak raste renditen Drenasi e Fushë Kosova me nga 16 raste, pastaj komuna e Lipjanit me 14 raste, komuna Podujevës me 12 raste, komuna Mitrovicës me 10 raste, komuna e Skenderajt me 6 raste, komuna Obiliqit me 4 raste, komuna Vushtrrisë 4 raste, komuna Shtimes me 3 raste, komuna Kaçanikut me 3 raste, komuna e Suharekës me 3 raste, komuna Prizrenit me 2 raste, komuna Deçanit me 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.
Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.
Të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.
Kryeministri Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së coronavirusi, njofton Telegrafi.