Të gjithë e pranojmë se ndarja nga partneri përmes telefonit është mënyra më e lehtë për t’u ndarë
Por, njëkohësisht është mënyra më e kritikuar për t’u ndarë. Kjo për shkak se ndarja në formë të tillë tregon frikë, mungesë të kurajës, mos respekt, etj.
Megjithatë, rezulton që vetëm në dy raste vlerësohet si gjë e rregullt nëse ndaheni nga partneri përmes telefonit, transmeton Telegrafi.
1. Kur keni qenë në lidhje për një kohë shumë të shkurtë
Nëse veç sa keni filluar një lidhje të re dhe ndoshta keni dalë vetëm katër herë bashkë, atëherë është krejtësisht në rregull ta thërrisni në telefon dhe ta përfundoni lidhjen.
Kjo për shkak se nuk keni shpenzuar aq shumë kohë së bashku dhe gjërat nuk janë edhe aq serioze.
2. Jeni në një lidhje me distancë të largët
Nëse jeni në një lidhje me distancë të largët (kjo nënkupton se nuk jetoni të dy në një qytet apo një shtet dhe rrallëherë shiheni) atëherë është logjike të ndaheni përmes telefonit.
Ndonëse mund të keni dëshirë ta shihni këtë person dhe të ndaheni live, është mizore të pritni për ta bërë këtë derisa ta shihni njëri-tjetrin. /Telegrafi/