Telegrafi

Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 41 aksidente trafiku

Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 41 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës bën të ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 24 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu polica gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 1 mijë e 84 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia në 24-orët e fundit ka arrestuar edhe 9 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/