Site icon Telegrafi

Vetëm Majlinda Kelmendi i prishi punë Japonisë që i fitoi të gjitha garat tjera, xhudistja jonë e la japonezen në vendin e tretë

Grand Prix Dusseldorf 2019 e ka mbyllur ditën e sotme me pesë gara të mbajtura, kur në kategorinë për 52 kilogram te femrat triumfoi xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi.  

Ky ishte titulli i gjashtë në Grand Slam për Majlinda Kelmendin.

Ajo në finale e mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, shkruan Telegrafi.

Kelmendi fitoi tre nga pesë garat e saj nga hansoku-make (tri shidos), pasi kundërshtarët nuk ishin në aktivitet dhe nuk luftonin kundër saj.

Kelmendi tani po e pret një përballje me kampionen e botës Uta Abe nga Japonia.

E Japonia sot ishte në nivel duke fituar katër medalje të arta.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Dyseldorf

Funa Tonaki, Tsukasa Yoshida, Ryuju Nagayama dhe Joshiro Maruyama, ishin xhudistët që nga ky vend u veshën në arë.

Edh në kategorinë e Majlindës ishte japonezja Chishima Maeda, që e fitoi medaljen e bronztë.

Majlinda i prishi punë Japonisë që ta mbyllte një ditë fantastike.

Epo Japonia duhet ta dijë, që edhe Kosova është fuqi në xhudo. Bravo Majlinda! /Telegrafi/

Exit mobile version