Nabil Fekir nuk mund të kuptojë pse transferimi i tij te Liverpooli nuk u realizua, edhe pse ylli i Lyonit këmbëngul se tashmë ai e ka lënë prapa këtë histori.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën ishte në prag të kalimit te Liverpooli para se ekipi nga Liga Premier të zbrapsej nga negociatat me dyshime për formën fizike të lojtarit.
Fekir është i pasigurt pse dështoi kalimi i tij te Liverpooli, por sulmuesi thotë se tashmë e ka harruar këtë punë.
“E ardhmja ime? Unë jam te Lyoni dhe do të qëndroj. Për rinovim, do të shohim. Pse jo? Jam në Lyon, jam mirë”.
“Është e vërtetë se gjëra ndodhën gjatë verës, pro ky është sezon i ri dhe jam i lumtur që jam këtu”.
📺 @NabilFekir « Je vais être bientôt à 100%, il faut être patient, j’espère jouer le prochain match. L’accueil du @GroupamaStadium m’a vraiment fait chaud au cœur mais l’important était la victoire » #OLRCSA pic.twitter.com/xbm5gHcx9J
— Olympique Lyonnais (@OL) August 24, 2018
“Po, transferimi i dështuar te Liverpooli është i pakuptimtë. Këto gjëra ndodhi. Shkojmë përpara. Është histori tashmë”.
“Unë kam dëgjuar disa gjëra. Arsyeja e vërtetë është se vetëm Liverpooli e di atë” deklaroi Fekir.
Liverpooli startoi mirë sezonin dhe pa Fekir duke shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/