Ernesto Valverde po përballet me një shkarkimi si trajner i Barcelonës, pasi dështoi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.
Sipas drejtuesit të Okdiario, Eduardo Inda që drejton emisionin e El Chiringuito, është vetëm Lionel Messi që mund të flet mirë dhe ta jap ‘okey-in’ për qëndrimin e tij.
Valverde po përballet me kritika pas humbjes në finale të Kupës së Mbretit të shtunën në Valencia.
Fitimi i La Liga duket se nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta shpëtuar punën e tij.
“E vetmja gjë që mund të shpëtojë Valverden është që Messi të dërgojë një mesazh të fortë duke kërkuar vazhdimin me trajnerin”, ka thënë Inda.
55-vjeqari ka menaxhuar më herët gjashtë skuadra si trajner duke përfshirë edhe Espanyolin, Barcelonën dhe Athletic Bilbaon. /Telegrafi/