Telegrafi

Vetëm katër shtete nuk do ta transmetojnë El Clasicon

Përballja mes Real Madridit dhe Barcelonës mbetet më e ndjekura në botë, por kjo mbështetet në shifra dhe statistika, që e vërtetojnë këtë fakt.

El Clasico i 23 nëntorit do të mbajë të mbërthyer para ekranit të pasionuarit e futbollit anembanë globit.

Numri i vendeve ku operatorët televizivë nuk kanë shpenzuar për ta transmetuar janë vetëm katër.

Bëhet fjalë për Mongolinë, Korenë e Veriut që udhëhiqet nga Kim Jong-un, Maltën dhe Papua Guinea e Re.

Ishujt e Oqeanit Paqësor e kanë një mundësi për ta shijuar El Clasicon, pikërisht nëpërmjet sinjalit të TV Fixhit.

Në Kosovë do të transmetohet nga IPKO, në Supersprot Kosova.

Në Shqipëri El Clasico mund të shijohet në ekranet e Supersport, të platformës Digitalb. /Telegrafi/