Telegrafi

Vetëm katër fjalë – Poirier i përgjigjet McGregorit për trilogjinë

Dustin Poirier i është përgjigjur Conor McGregorit rreth mundësisë së trilogjisë, duke i bërë me dijë se ai është kampioni.

Amerikani e fitoi duelin në raundin e dytë, duke e nokautuar irlandezin që ishte parashikuar si favoritë në kuadër të UFC 257.

Lexo po ashtu Doktori sqaron se çfarë i ndodhi Conor McGregorit nga goditjet në këmbë nga Dustin Poirier

“Unë jam tashmë kampioni” – kështu i ka reaguar Poirier kundërshtarit të tij të cilën e mposhti të dielën e javës së kaluar.

Por, për të realizuar rikthimin në UFC, McGregor duhet të pres edhe shtatë muaj për t’u rikuperuar nga lëndimet që pësoi.

Lexo po ashtu 'Goditja vrastare' që ia humbi meçin McGregorit përballë Poirierit - The Notorious nuk arriti ta përballonte

Ai do të lejohet të rikthehet në Oktogon, vetëm atëherë kur mjeku i tij do të deklarojë se gjendja e tij është stabile.

The Notorious po e kërkon shansin për titull dhe nëse nuk e merr, atëherë mund të tentojë rikthimin në boks, aty ku ka një humbje në debutim nga Floyd Mayweather. /Telegrafi/