Në prag të derbit të radhës të Italisë mes Juventusit dhe Interit është ish-mesfushori Nerazzur, Youri Djorkaeff, ai që beson se vetëm Nerazzurët mund të sfidojnë hegjemoninë e Juventusit në Serie A.
Ekipi i Luciano Spallettit udhëton në Torino të premtën për derbin e Italisë duke shpresuar se mund të zvogëlohet distanca prej 11 pikësh në tabelë.
Napoli dhe Roma kanë tentuar të sfidojnë Bianconerët në vitet e fundit, por tash është Interi që besohet se mund të rivalizojë Juven.
“Sipas meje po, sepse dhe nëse Juventusi ka fituar shumë së fundmi, ata e dinë se vetëm Interi mund t’i luftojë si bord në aspektin e karakterit dhe skuadrës”.
“Roma, Napoli, Fiorentina dhe Milani tentuan, por Derby d’Italia është ende sfida më e madhe pse skuadra e vetme që mund të rivaliojë Juventusin është Interi”.
“Liga e Kampionëve është garë më e gjatë dhe më stresuese. Mund të jetë vetëm një fitues. A do të jetë Juventusi? Unë nuk mendoj kështu, por ata kanë gjasa të mira”.
“Nuk mendoj se Juve do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Shoh klube më të mira si Manchester City dhe Liverpooli aty pranë. Koha është për ekipe angleze”, u shpreh Djorkaeff.
Juventusi dhe Interi përballen të premtën mbrëma në Allianz Stadium. /Telegrafi/