Telegrafi

Vetëm gjashtë muaj pas transferimit, Chelsea e gatshme t’i dëgjoj ofertat për Sterling

Raheem Sterling mund të largohet nga Chelsea vetëm gjashtë muaj pasi është bashkuar me klubin londinez.

Sulmuesi anglez nuk i ka arritur pritshmëritë në Londër, pasi te Chelsea ishin të bindur se ai mund të bëhej një lider i skuadrës.

Në 22 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani, Sterling ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në tre të tjerë, por pritjet ishin më të mëdha nga ai.

Transferimi i Mykhaylo Mudryk duket se i ka hapur rrugën një largimi të shpejtë të anglezit nga Stamford Bridges.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, Chelsea është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për anësorin anglez edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse largimi i Sterling në janar duket i vështirë, londinzët do të synojnë shitjen e tij më së largu në verë nëse nuk ndodh largimi i tij në afatin kalimtar dimëror.

28-vjeçari ishte bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2022 nga Manchester City për shumën e 56 milionë euro, teksa më parë ka luajtur për shtatë sezone te kampioni në fuqi i Anglisë. /Telegrafi/