Milani është mysafir i Empolit në Stadio Carlo Castellani për ndeshjen e xhiros së 19-të në Serie A.
Rossonerët janë në vend të tretë në renditje me pikë të barabarta me Napolin që ndodhet një vend më lartë dhe shtatë pikë prapa liderit Inter.
Empoli e ka nisur mirë sezonin me 27 pikë të arkëtuara në 18 javët e para dhe ndodhet në vend të nëntë.
Trajnerët Aurelio Andreazzoli dhe Stefano Pioli i kanë zgjedhur formacionet që do të startojnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Empolit: Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Ricci, Henderson; Bajrami; Pinamonti, Cutrone.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Saelemaekers; Giroud.
Tonight's starting XI for #EmpoliMilan 🔴⚫@TheoHernandez to start 💪#SempreMilan
@EASPORTSFIFA pic.twitter.com/S5EX3SI90k
— AC Milan (@acmilan) December 22, 2021
/Telegrafi/