Site icon Telegrafi

Vetëm dy ndeshje në krye të skuadrës, Klodian Duro largohet nga Gjilani

Pas largimit të shumë futbollistëve, edhe trajneri Klodian Duro është larguar nga Gjilani.

Kriza e madhe që ka kapluar klubin gjilanas pas largimit të presidentit Florim Zuka ka bërë që të gjithë të largohen.

Trajneri shqiptar ka drejtuar skuadrën në vetëm dy ndeshje zyrtare atë në Ligën e Konferencës ndaj Progres Niederkorn.

Duro ka thënë se futbollistët e tij luftuan në dy ndeshje shumë të rëndësishme edhe pse sipas tij u mposhtën nga gjyqtarët.

Postimi i plotë nga Klodian Duro (pa ndërhyrje):

Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer. Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu sic i ka hije trimave te kombit. Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponje. Faleminderit djem SC Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version