Shefi i epidemiologut të Suedisë, Anders Tegnell zhvilloi sot një konferencë për shtyp, në të cilën zbuloi se numri i personave të infektuar me coronavirus po bie me shpejtësi.
Suedia ishte i vetmi vend në Evropë që nuk futi masa drastike në muajt mars dhe prill. Prandaj ka qenë cak i kritikave të shumta, raporton bloomberg.
“Kurba po ulet”, tha Tegnel në një konferencë për shtyp, në të cilën u njoftua se shteti suedez kishte vetëm dy vdekje shkaku i coronavirusit dhe 34 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 5702 njerëz kanë vdekur dhe pothuajse 80 mijë njerëz janë infektuar në shtetin suedez, transmeton Telegrafi.
“Në përgjithësi, ky është një lajm shumë pozitiv. Duket gjithashtu se së shpejti do të jemi në gjendje të udhëtojmë më normalisht”, tha Tegnel, duke shtuar se masat e udhëtimit do të zbuten gradualisht duke lejuar fillimisht udhëtimin brenda rajoneve dhe më pas në vendet me të ulëta të shkallës së infeksionit.
“Kjo do të thotë praktikisht që njerëzit nga Stokholmi do të jenë në gjendje, për shembull, të shkojnë në Norvegji”, tha epidemiologu kryesor suedez.
Epidemiologu kryesor suedez iu referua trendit të rritjes së numrit të rasteve të reja në Evropë.
“Për fat të keq, ne e shohim këtë prirje negative të rritjes së numrit të personave të infektuar rishtas në të gjithë Evropën, është e keqe që kjo po ndodh tani, por ne nuk e shohim këtë prirje në Suedi,” përfundoi ai.
Le të kujtojmë, vetëm dy masa janë në fuqi, – ndalohet të vizitohen shtëpitë për të moshuarit dhe të sëmurët (por të moshuarit mund të dalin lirshëm) dhe janë të ndaluara tubimet publike me më shumë se 50 njerëz.
Numri i infektuar në tre ditët e fundit ishte më pak se 100 raste të reja (42, 79, 39). Duhet të theksohet se këto janë numra që shpesh korrigjohen në Suedi, pasi aplikimet nga disa spitale rajonalë vonohen tre javë. /Telegrafi/