Telegrafi

Vetëm dje në Shkup kanë ndodhur dhjetë aksidente dhe dhjetëra parregullsi komunikacioni

Gjatë ditës së djeshme në Shkup, kanë ndodhur 10 fatkeqësi komunikacioni dhe shumë parregullsi tjera komunikacioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy prej aksidentëve, ku katër persona kanë kaluar fatmirësisht me lëndime të lehta trupore, ndërsa shtatë të tjerë me dëme materiale. Në një aksident, me lëndime të rënda trupore ka kaluar një bashkëudhëtar, ndërsa dy vozitës dhe tre bashkëudhëtarë tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta trupore.

Siç kumtoi SPB Shkup, policia e komunikacionit ka gjobitur tre vozitës të cilët nuk kanë respektuar semaforët. Dhjetë vozitës janë dënuar si shkak i mospajses së pajisjeve të sigurisë ose kanë shfrytëzuar telefonin gjatë vozitjes, ndërsa shtatë prej tyre kanë drejtuar veturat pa dokumentacion, gjegjësisht pa regjistrim.

Përndryshe dje në Shkup, komunikacioni ka qenë më i ngarkuar si shkak i Super Cup-ës 2017 në mes Manchester UTD dhe Real Madrid-it. /Telegrafi/