Site icon Telegrafi

Vetëm disa orë pas humbjes, lojtarët e Chelseat u argëtuan në klubet e natës dhe me leje të trajnerit Pochettino

Chelsea ka pësuar humbjen e shtatë këtë edicion në Ligën Premier pasi u mposht nga Evertoni me rezultat 2-0.

Pas humbjes së Evertonit fundjavën e kaluar, lojtarët e Chelseat dolën në një lokal nate, sipas raportimeve në Telegraph dhe Athletic.

Pasi u kthyen në Londër nga Liverpool, lojtarët fillimisht shkuan në restorantin Bagatelle përpara se të shkonin në klubin e natës Tape.

Nata u organizua nga Reece James , i cili si kapiten donte të organizonte një ngjarje sociale të lidhur me ekipin për Krishtlindje.

Lexo po ashtu Legjenda e Chelseat godet Armando Brojën dhe Conor Gallagherin: Nuk janë për të qenë pjesë e këtij klubi

Kapiteni i kërkoi trajnerit Mauricio Pochettinos miratimin pas ndeshjes dhe trajneri i dha dritën jeshile lojtarëve për të vazhduar planet e tyre.

Kjo në Angli po konsiderohet si një skandal, për më tepër që lojtarët kanë marrë leje nga trajneri dhe argjentinasi e ka aprovuar një gjë të tillë.

Chelsea është në vendin e 12-të në tabelë me vetëm 19 pikë dhe duket tejet e vështirë që të arrijnë një vend që i dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version