Vetëm disa ditë pasi i kërkoi rikthim, Blero u kap “mat” së fundmi me ish të dashurën e përfolur të cilës i referohet si “Bebi”.
Siç raporton Gazeta 10, këngëtari u pikas bashkë me ‘Bebin’ në një kafene në Prishtinë, takim prej secilit siguruan edhe një fotografi.
Nuk dihet nëse Blero ka rregulluar raportet me ish të dashurën apo kjo çfarë kemi parë ka qenë vetëm një takim miqësor.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i kërkoi publikisht një rikthim, përmes një postimi me një mal me rreshta në Instagram.
Postimi i plotë i Bleros (pa ndërhyrje):
“S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty.
Aq shumë më ka marrë malli të të kam prapë timen. Je dashuria e jetës sime…askënd nuk e kam dashur si ty dhe krejt e din çfarë kam bërë unë për ty.
Të kërkoj edhe një herë publikisht rikthim beba jem edhe pse e di përgjigjen tënde..
Të dytë jemi fajtor dhe ti e para. Mos harro…”. /Telegrafi/