Telegrafi

Vetëm disa ditë pas ditëlindjes, Floriana Garo merr befasinë më të madhe! (Foto)

Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, vetëm 4 ditë më parë ka festuar 30 vjetorin e saj.

Këtë ditë të bukur ajo e ka ndarë edhe me të gjithë ndjekësit duke bërë edhe një ‘bilanc’ për gjithçka ka arritur këto 30 vite.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Mirëpo, ditëlindja e saj është festuar ashtu siç duhet mbrëmjen e djeshme ku miqtë më të mirë të Florianës i kanë organizuar një darkë të madhe private dhe më pas një festë në një klub të njohur të Tiranës.

“Një mbrëmje surprizë e mrekullueshme për ditëlindje me njerëzit e mi të dashur!”, ka shkruar Floriana në fotografinë që ka postuar në Instagram.

Floriana me miq shumë. /Blitz/Telegrafi/