Site icon Telegrafi

Vetëm dhjetë lojtarë e kanë fituar titullin e Ligës Premier me dy klube të ndryshme

Ta fitosh titullin e Ligës Premier është një arritje e madhe në karrierën e çdo lojtari, pasi tashmë njihet si liga më e fortë në botë.

Derisa disa lojtarë ende nuk e kanë fituar ligës angleze, disa prej tyre e kanë fituar edhe nga dy herë, madje me klube të ndryshme.

Janë dhjetë lojtarë që deri më tani e kanë fituar titullin e Ligës Premier me dy klube të ndryshme:

Riyad Mahrez e kishte fituar titullin e ligës së Anglis në vitin 2016 me Leicester Cityn, ndërsa në sezonin e kaluar e fitoi me Manchester Cityn.

Ashley Cole kishte fituar dy tituj të Ligës premier në kohën kur ishte te Arsenali, ndërsa në vitin 2010 e fitoi me Chelsean.

Kolo Toure po ashtu e kishte fituar titullin e parë të ligës angleze me Arsenalin, për të vazhdua në vitin 2012 me Citizens.

N’Golo Kante e kishte fituar titullin me ‘Dhelprat’ në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë e arriti të njëjtën gjë, por tani me Chelsea.

Gael Clichy ishte kurorëzuar me Arsenalin me titullin e Ligës Premier, derisa me Manchester Cityn e kishte fituar në vitin 2012 dhe në 2014.

Carlos Tevez njihet si ‘tradhtar’ pasi e kishte fituar titullin me Manchester United dhe shumëçka tjetër, por më pas kaloi te Citizens, për ta fituar dhe aty titullin e ligës angleze.

Nicolas Anelka e fitoi në vitin 1998 titullin e Ligës Premier me Arsenalin, por disa vite më pas kishte kaluar te Chelsea për ta fituar titullin në vitin 2010.

Henning Berg e kishte fituar titullin e ligës angleze për herë të parë me Blackburn Rover, ndërsa më vonë kishte kaluar te Djajtë e Kuq për ta fituar titullin në vitin 2001.

Mark Schwarzer ishte tejet me fat, pasi në kohën kur ishte pjesë e Chelseat dhe Leicesterit nuk kishte bërë asnjë paraqitje, mirëpo kishte arritur me të dyja klubet që ta fitonte Ligën Premier.

Robert Huth një rast pak a shumë i ngjashëm me atë të Schwarzer, mirëpo mbrojtësi kishte luajtur në disa ndeshje për Chelsean dhe Leicestern, duke u kurorëzuar në të dyja anët me titull. /Telegrafi/

Exit mobile version